 |
|
Home
Martiret
Foto
Video
Biografite
English
Lidhje |
|
40 AKTIVISTE KATOLIKE
PROPOZUE PER MARTIRE |

Aleksander
Lek Sirdani
Leu nė Gurėz tė Milotit, mė 1 Mars 1891.
Studimet e para i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse
teologjinė nė Insbruk tė Austrisė. U shugurue meshtar mė 24 prill 1916.
Shėrbeu kryesisht ne famullinė e Boges ne Malci tė Madhe, por edhe ne
Bushat e famulli te tjera tė Arkipeshkvnisė sė Shkodrės. Ishte shumė i
zellshėm dhe i devotshėm.
At Aleksander Lek Sirdani ishte nji folklorist i
shquem. Ai punoi tė gjith jeten e tijė per mbledhjen
e fjaleve, frazave, dokeve e traditave te shqiptareve. Me ardhjen ne
pushtet te komunisteve te cilet shihej qarte se kishin per qellim me
mbylle kishat, Aleksandri vendosi me ike ne Europe ku ai do te mund te
punonte ne vokacionin e tij. Dom Leka, sic e quanin vendasit, u
tradhtue prej kryetarit te keshillit te famullise se tij dhe sigurimi e
kapi Aleksandrin nė Fushė tė Zeze. At A. Sirdani e mallekoi
tradhetarin, i cili disa dekada mbas dekės se Dom Lekės u pat goditė
prej rrufese dhe diq.
Aleksander Sirdani u pat
torturue nė mėnyrė barbare, tė pashpirtshme, e krejt ēnjerėzore. E bānė
tė sillej pėrreth famullisė sė tij, mandej e futėn tė gjallė nė nji pus
ujėnash tė zeza dhe e lanė aty derisa Diq mė 26 Dhjetor 1948. Ai
diq i torturuem dhe i mbytun prej policisė sė Koplikut
Aleksander Sirdani ishte vellau
i historianit Marin Sirdani. |
 |
Alfons Tracki
Leu mė 2 Dhjetor 1896 nė nji familje, qė ishte shumė e ndikueme prej
tradites luftarake nė Bleischėitz/ Bliszezyce (Ėroclaė) me prejardhje
polake. Pasi mbaroi studimet teologjike nė Bosnje nė vjetin 1920, u
transferue nė Shkodėr si misionar. Luftoi me ngulm traditat e kėqija siē
jane hakmarrja dhe gjakmarrja. Gjatė Luftės sė Dytė Botnore u bā
disa herė ndermjetes te oficerėt gjermanė pėr tė lirue shumė shqiptarė,
ndėr tė cilėt kishte edhe tė rinj komunistė. Kontribuoi shumė edhe nė
krijimin e nji ekuilibri mā tė mirė tė bashkėjetesės dhe tė dashnise
reciproke ndėrmjet bashkėsive fetare shqiptare. U pushkatue mė 18 Korrik
1946. |
 |
Anton Muzaj
Leu nė Vrnavokolo (Kosovė), mė 19 Mars 1921.
Shkollėn e mesme e kreu nė Seminarin Papnuer Shqiptar nė Shkodėr. Nė
vjetin 1938 shkoi nė Romė nė Kongregatėn Propaganda Fide dhe studioi
teologji nė Universitetin Gregorian. U shugurue meshtar mė 19 Mars 1944.
Nė vjetin 1946 u kthye nė atdhe. Nė vjetin 1948 u arrestue dhe pas shumė
torturave u lirue. Diq nė Arkipeshknvinė e Shkodrės, pėr shkak tė
pasojave tė torturave, nė pranverė tė vitit 1948. Pra: Diq "in odium
fidei". Ishte i devotshėm dhe i zellshėm; si karakter gjithmonė i
gatshėm dhe shumė i pėrvuajtur. |
 |
Anton Zogaj
Ai leu nė Kthelle tė Mirditės. Mbaroi
seminarin Papnuer nė Shkodėr (1920). U diplomue pėr filozofi nė Trauning
(Austri). U shugurue meshtar mė 26.4.1932. Pėr meritat e tij e emnuen
Sekretar pranė Ipeshkevisė se Durrėsit. Shėrbeu me nji devocion e
besnikni tė veēantė. Nė vjetin 1945, komunistėt e arrestuen dhe e
torturuen mizorisht. Anton Zogajn e pushkatuen mė 31.12.1946, nė Porto
Romano. |
 |
Bernardin Palaj
Leu nė Shllak, famulli e Ipeshkvnisė sė
Shkodrės, mė 2 Tetor 1894. Teologjinė e kreu nė Insbruk (Austri).
Ai kishte nji kulturė tė gjānė letrare dhe muzikore. Qe shkrimtar,
professor, nji ndėr mitologėt mā tė mirė te vendit, dhe nji pianist i
shquem. Nė vjetin 1946 u arrestue dhe diq ndėr
tortura ne burgun e Shkodres para se tė dėnohej mė 8 Dhjetor 1947.
Shkaku i dekės se at Palajt mendohet te ketė qenė lidhja me tela te
ndryshkun ēka mund ti ketė shkaktue tetanozin. |
 |
Ciprian Nika
Leu nė Shkodėr, mė 19 Korrik 1900. Mbeti
jetim kur ishte pesė vjeē. Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė
Shkodėr, kurse studimet teologjike nė Austri. U shugurue meshtar nė Romė
mė 25.07.1924. Qe provincial i franēeskanėve nė periudhėn 1938- 1941, u
bė guardian i kuvendit tė Shkodrės nga viti 1944 deri nė dekė. U
arrestue me akuzėn se kishte marrė pjesė nė vendosjen e armėve nė
altarin e kishės; gėnjeshtėr e shpikur pėr tė shkatėrruar kuvendin.
Fjalėt e tij tė fundit tė shkruara nė procesverbalin gjyqėsor qenė:
"Rrnoftė Krishti Mbret! I falim armiqtė tanė! Shqipnia nuk vdes me ne!". U
pushkatue mė 11 Mars 1948. |
 |
Daniel Dajani
Leu nė Blinisht (Zadrimė), mė 2 Dhjetor
1906. Pas shkollės fillore, fshatin e lemjes, shkoi nė Torino ku ndoqi
kurset e filozofisė dhe tė teologjisė. U shugurue meshtar nė Kieri
(Itali), mė 15 Korrik 1938. U rikthye nė Shqipni ku dha mėsimin e
latinishtes nė Seminar. Ishte meshtar shumė i ndershėm dhe i zellshėm,
i kujdesshėm pėr tė mirėn e shpirtnave, e mbi tė gjitha pėr formimin e
seminaristėve, me tė cilėt ishte shumė i afėrt dhe i gatshėm, si nji
vėlla; shumė i dashtun me tė gjithė. U arrestue bashkė me At
Faustin dhe u dėnue me dekė. U torturue nė mėnyrė ēnjerėzore. U
pushkatue mė 4 Mars 1946. |
 |
Déd Maēaj
Leu nė Mal tė Jushit (Shkodėr), mė 5 Shkurt 1920.
Mėsimet e para i mori nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė
nė Romė. U shugurue meshtar mė 19 Mars 1944 dhe u emnue zėvendės
famullitar i Shkodrės. U muer nė shėrbim ushtarak, pastaj u arrestue i
akuzuem si Spiun i Vatikanit mė 10 Mars 1947. Pas torturave tė
papėrshkrueshme u pushkatue mė 28 Mars 1947, nė Pėrmet. Siē deshmojne
shokėt e tij, gjatė shėrbimit ushtarak, edhe pse person me disipline e
kulture te madhe, u perēmue dhe u keqtrajtue vetem sepse ishte katolik i
devotshem. |
 |
Déd Malaj
Leu nė Mali Kolaj (Velipojė), mė 16 Nandor
1917. Kreu shkollen e mesme nė Seminarin Papnuer Shqiptar, mandej
vazhdoi studimet nė Itali. U shugurue meshtar nė Castel Gandolfo (Romė),
mė 20 Dhjetor 1942. U kthye nė Shqipni nė Ipeshkvninė e Shkodrės ku u
caktue me sherbye ne Dajē tė Bregut tė Bunės. U arrestue dhe u denue me
dekė sepse dėrgoi jashtė shteti listėn e meshtarėve tė pushkatuem. Ne
gjyq deklaroi me guxim devotshmeninė e tij ndaj fesė katolike dhe akuzoi
regjimin komunist per padrejtesi ndaj popullit e meshtareve. U
pushkatue mė 12 maj 1959, nė moshėn 42 vjeēe. |
 |
Déd Plani
Leu nė Shkodėr, mė 21 Janar 1891. Shkollėn
e mesme e kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė
Insbruk (Austri). U shugurue meshtar nė Primiz (Austri) mė 3 gusht 1919.
Pas shugurimit tė tij meshtarak u rikthye nė atdhe. Ishte i mirė dhe i
zellshėm. U arrestue nė vjetin 1947 nė Rrenc (Shkodėr). Diq ndėr tortura
para se tė gjykohej, mė 30 prill 1948. |
 |
Ejell Deda
Leu nė Shkodėr, mė 22 Shkurt 1917.
Studimet e para i kreu ne kolegjin franēeskan, mandej vazhdoi mėsimet nė
Seminarin Papnuer tė Shkodrės, ku studioi teologjinė. U shugurue meshtar
mė 24 Shkurt 1943 nė kishėn e Jezuitėve nė Shkodėr, ku dha Meshėn e Parė
tė nesėrmen e shugurimit, mė 25 Shkurt. Qe famullitar i Bushatit. U
arrestue mė 12 Nandor 1947. Diq nė burg, mė 12 maj 1948. Ishte i
pėrshpirtshėm, i zellshėm, dhe nji meshtar shembullor. |
 |
Fran Mirakaj (laik)
Leu nė Iballė tė Pukės, mė 13 Gusht 1916.
Qe blegtor dhe shitės. Kishte tė afėrm e kushėrinj jashtė shteti, pėr
kėtė arsye u ndoq prej Sigurimit. Gjykata e Tiranės, e kryesueme prej
gjykatėsit Frederik Nosi dhe prokurorit Nezat Haznedarin, aprovoi
dėnimin e shpallun nė Shkodėr mė 22 Shkurt 1946. Fran Mirakaj u
pushkatue nė moshėn 29 vjeēe, nė Shtator tė vitit 1946. |
 |
Frano Gjini
Leu nė Shkodėr, mė 20 Shkurt 1886.
Studimet filozofike i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse
studimet teologjike nė Kongregatėn Propaganda Fide (Romė). U shugurue
meshtar nė Durrės mė 28 Qershor 1908, ku zhvilloi kreu edhe shėrbimin
fetare. Nė vjetin 1930 u shugurue Ipeshkėv i Durrėsit, seli qė e
ndryshoi sepse u emnue titullar i Abacisė Nullius tė Oroshit. U arrestue
mė 15 Nandor 1946 i akuzuem si "Spiun i Vatikanit" dhe "bashkpuntor i
anglezve e organizator i kryengritjes sė Postribės". U torturue
per shum kohė. Pas shumė vuejtjesh u dėnue me pushkatim. Fjalėt e tij tė
fundit qenė: "Rrnoftė Krishti Mbret! Shqipnia ka me
jetue edhepse na po desim!". U pushkatue mė 11 Mars 1948. |
 |
Gasper Suma
Leu nė Shkodėr, mė 23 Mars 1897. Shkollėn
e mesme e kreu te franēeskanėt, kurse teologjinė nė Insbruk (Austri). U
shugurue meshtar mė 31 Korrik 1921 dhe shėrbyu gjithmonė nė zonat mė tė
vėshtira malore: Theth, Brigje tė Hotit dhe Gomsiqe. Pati nji shpirt tė
madh sakrifice. U arrestue dhe Diq nė burgun e Shkodrės mė 14 prill
1950. Eshtrat e tij pushojnė nė Kishės Franēeskane tė Shkodrės.
|
 |
Giovanni Fausti S.I.
Leu nė Broco tė Breshės (Itali), mė 19 Tetor
1899. Studioi nė qytetin e vet, nė seminarin ipeshkvnor. U shugurue
meshtar nė Romė, mė 9 Korrik 1922. Pas hymjes nė Shoqninė e Jezusit, e
transferuen nė Shqipni. Ishte njeri me kulturė tė gjānė dhe pėrshpirtėni
shumė tė madhe. Nė Shqipni pati detyrėn e Zėvendės Provincialit. Ndėrsa
po i ēonin me i pushkatue, forconte veten dhe tė tjerėt me fjalėt e
psalmistit: "Tė shkojmė nė Shtėpinė e Zotit". U arrestue mė 31 Dhjetor
1945, sėbashku me Dajanin, dhe pastaj u pushkatue mė 4 Mars 1946.
|
 |
Gjelosh Lulashi (laik):
Leu nė Shosh (Dukagjin), mė 2 Shtator
1925. Gjeloshi ishte besimtar i thjeshtė, laik. Ai punonte oficer
ushtarak nė spitalin e Shkodrės. U bā anėtar i organizatės politike
"Bashkimi Shqiptar" tė themelueme prej seminarist Mark Ēunit. Gjeloshi
arrestue dhe pushkatue mė 4 Mars 1946, sė bashku me Gjon Shllakun
O.F.M., Giovanni Faustin S.I., dhe Daniel Dajanin S.I. Para
se me dekė Gjelosh Lulashi tha: "Thoni tim atė me mė falė se e kam
trazue. Mi bāni nānės tė fala dhe mi thoni ti puthi vllaznit. Rrnoftė
Krishti Mbret. Rrnoftė Shqipnia." |
 |
Gjon Gazulli
Leu nė Dajē tė Zadrimės, mė 26 Mars 1893.
Pas shkollės fillore nė vendin e tij, filloi studimet nė Seminarin
Papnuer tė Shkodrės. Nė vjetin 1912 vazhdoi studimet nė Romė, mā vonė nė
Francė, e pastaj edhe nė Austri, por jo gjithmonė vetėm pėr arsye
studimi, por edhe pėr arsye shėndeti. U shugurue meshtar mė 4 gusht
1919. Qe nji kundėrshtar i vendosur i qeverisė sė mbretit Zog, qė
diskriminonte zonat e Dukagjinit, tė Pukės dhe tė Mirditės, zona
tėrėsisht katolike. Insistimi i tij pėr tė dėnuar nji regjim tė tillė
pati pasoja: mė 26 Dhjetor 1926 u arrestue. Mjaft shpejt, saktėsisht mė
2 janar 1927, u dėnue me dekė dhe u var. |
 |
Gjon Pantalia
Leu nė Prizren (Kosovė), i afėrm me Nānė
Terezėn, mė 2 Qershor 1887. Erdhi nė Shqipni nė vjetin 1906 nė shkollėn
e jezuitėve, si vėlla nė Shoqninė e Jezusit. Ka studjue edhe nė Soresina
(Itali). Tė gjithė ata qė e kanė njohtė flasin me respekt tė madh pėr
tė. Ai luejti nji rol tė madh nė jetėn e Kolegjit Jezuit. Ishte nji
njeri i manēun dhe i zellshėm. Pas arrestimit tė Etėnve Fausti dhe
Dajani, Gjoni i pat bā udhėheqėsi shpirtnor i Kongregatės. U arrestue nė
vjetin 1946 nė Kuvendin e Fretėnve (Gjuhadol) dhe pėsoi tortura tė
tmerrshme. Diq ndėr tortura, mė 31 Tetor 1947. |
 |
Gjon Shllaku
Leu nė Shkodėr, mė 27 Korrik 1907.
Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu tek franēeskanėt (Shkodėr). Vazhdoi
studimet nė universitetin e Lovanios nė Belgjikė, pėr shkenca; pėr
filozofi e teologji nė Hollandė dhe nė Sorbona tė Parisit, ku mori
doktoratin. U shugurue meshtar mė 15 Mars 1931. Kur u kthye nė Shqipni,
qe profesor i filozofisė nė liceun "Illyricum" tė franēeskanėve
(Shkodėr). U arrestue para studentėve tė tij gjatė orės sė mėsimit, nė
janar tė vitit 1945 dhe u pushkatue mė 4 Mars. Fjalėt e tij tė fundit,
siē del nga aktet, qenė: "Rroftė Krishti Mbret! I falim armiqtė tanė!".
|
 |
Jak Bushati
Leu nė Shkodėr, mė 7 Gusht 1890. Studimet i kreu
nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, sikurse edhe filozofinė dhe
teologjinė. U shugurue meshtar mė 29 maj 1915. Shėrbeu nė zonėn e
Mirditės pėr 26 vjet. Qe i respektuem prej tė gjithėve. Ishte i
devotshėm dhe i zellshėm. U arrestue nė vjetin 1949. Pas shumė torturash
Diq nė burg mė 12 Shtator 1949, para se tė gjykohej. Āshtė martir i
vėrtetė me nji jetė tė shenjtė. |
 |
Josif Papamihali
Leu nė Elbasan, mė 23 Shtator 1912.
Studimet i kreu nė seminarin "Benedikti XI", nė Grotaferrata (Itali).
Dha nji shembull shumė tė mirė. Studimet e filozofisė dhe tė teologjisė
i kreu nė seminarin e Shejt Atanazit (Romė). U shugurue nė Romė, mė 1
Dhjetor 1935. Nė Shqipni erdhi nė vjetin 1936 dhe u caktua famullitar i
kishės sė Shejt Pjetrit nė Elbasan. U arrestue nė vjetin 1945, sepse
ishte prift katolik dhe u dėrgua me punė tė detyruar nė Korcė. I
rraskapitur nga lodhja, meqė nuk mund tė punonte mė, e varrosėn tė
gjallė nė kėnetėn e Maliqit, mė 26 Tetor 1948. |
 |
Jozef Marxen
Leu nė Worringen (Gjermani), mė 2 Gusht 1906. Erdhi nė Shqipni si
misionar dhe punoi nė zonėn e vėshtirė tė Kthellės (Mirditė). Dha nji
kontribut tė madh pėr rritjen e fesė sė atij populli, por edhe nė fushėn
e tė mėsuarit dhe tė kulturės. Nė periudhėn 1938-1943
u angazhua nė famullinė e Perlatit (Mirditė). Nė vjetin 1943 u
transferue nė Jubė tė Durrėsit. Nė vjetin 1946 u arrestue dhe u
dėnue me dy vjet burg, sepse ishte prift dhe sepse ishte gjerman. U
mbyll nė burgun e Tiranės dhe nga aty u zhduk. Tė dėnuarit e tjerė
tregojnė se nji natė e nxorrėn nga burgu dhe pastaj nuk e morėn vesh
kurrė se ku e kishin dėrguar. Thuhet se kanė pushkatuem nė nji pyll mė
17 Nandor 1946, nė moshėn 40 vjeēe. |
 |
Jul Bonati
Leu nė Shkodėr, mė 24 Maj 1874. Studioi nė
Firence. Njihte disa gjuhė tė huaja. U shugurue meshtar nė Goricia
(Itali), mė 8 prill 1906. Ka pėrkthyer nė gjuhėn italiane librin e
famshėm tė Gjergj Fishtės: "Lahuta e Malcisė". I ka dhėnė nji ndihmė tė
madhe Kishės sonė nė Shqipni: nė Durrės dhe nė Vlorė. Ishte nji
meshtar i pėrvuajtur dhe i manēun, plot me zell e devocion. U arrestue
nė Durrės mė 25 Mars 1946 dhe u torturue ēnjerėzish. Diq mė 5 Nandor
1951. |
 |
Karl Serreqi
Leu nė Shkodėr, mė 2 Shkurt 1911. Shkollėn e
mesme e kreu tek franēeskanėt, kurse teologjinė nė Bresha (Itali). U
shugurue meshtar dhe Meshėn e Parė e kremtoi mė 29 Qershor 1936. U
arrestue mė 9 Tetor 1946, sepse organet e sigurimit donin tė dinin se
ēfarė i kishte thėnė nė rrėfim nji person politik. Ai, besnik ndaj
fshehtėsisė sė rrėfimit, nuk tha asgjė gjatė torturave. U dėnue me dekė
mė 18 janar 1947. Diq nė burgun e Burrelit mė 5 prill 1954. Āsht martir
i fshehtėsisė sė rrėfimit. |
 |
Lazer Shantoja
Leu nė Shkodėr, mė 2 Shtator 1892. Studioi
nga fillorja deri nė lice nė Seminarin Papnuer Shqiptar dhe vazhdoi
studimet eteologjisė nė Insbruk (Austri). U shugurue meshtar mė 29 maj
1915. Qe sekretar i Arkipeshkvit Lazer Mjeda. Qe orator i aftė, shumė i
pėrgatitur nė shkencat njerėzore e hyjnore. U arrestue nė vjetin 1945 nė
Sheldi. Tmerrėsisht dhe barbarisht i torturue, u pushkatue nė Tiranė mė
2 Shkurt 1946. |
 |
Luigj Paliq
Leu nė Janjevė, nė Arkipeshkvninė
ShkupPrizren, mė 21 Shkurt 1879. Pas shkollė fillore nė vendin e
lemjes, u transferue nė Kuvendin e Troshanit tė Lezhės. Mā vonė vazhdoi
studimet filozofike nė Itali gjatė vjeteve 1896- 1901. U shugurue
meshtar mė 21.09.1901. Pas shugurimit shėrbeu nė Kosovė, nė famullinė e
Pejės dhe tė Gllogjanit, si edhe nė Shejtoren e Shejt Antonit nė
Gjakovė. Pas shugurimit shkoi nė Romė pėr studime pas-universitare.
Gjatė vjeteve 1905-1907 qe famullitar nė Arkipeshkvninė e Shkodrės.
Gjatė vjeteve 1907-1912 u emnue rektor i Shejtores sė Shejt Antonit tė
Gjakovės (Kosovė). U martirizue nė Janosh afėr Gjakovės mė 7 Mars 1913.
|
 |
Luigj Prenushi
Leu nė Shkodėr, mė 24 Janar 1896. Prej
shkollės fillore deri nė meshtari studioi nė seminare tė ndryshme tė
Piemontes, nė kolegjet Skarnafacio dhe Sarvano. U shugurue meshtar mė 12
Mars 1921. U kthye nė Shqipni dhe filloi tė shėrbejė nė Ipeshkvninė e
Sapės. U akuzue se ishte spiun i Vatikanit, u arrestue nė Naraē mė 8
Dhjetor 1946 dhe, pėr tė terrorizuar popullin, u pushkatue nė Shelqet nė
praninė e fshatarėve, mė 24 janar 1947. |
 |
Marie Tuci
Leu nė Ndėrfushaz (Rrėshen-Mirditė), mė 12
Mars 1928. Shkollėn e mesme e kreu ne shkollen e Motrave Stigmatine nė
Shkodėr. U arrestue nė Ndėrfushaz mė 10 gusht 1949. Kriminelėt, hetuesit
komunistė pėr tė kėnaqė instinktet e veta shazore, e munduen nė tė
gjitha mėnyrat, por vajza rezistoi heroikisht. E perdhunuen nė mėnyrė
barbare, sipas deshmive tė shoqeve tė sajė tė burgosuna sėbashku me te.
"Tė gjitha torturat e munduna i ushtruen mbi trupin tim", sipas nji
letre qė nuk arritėn ta nxirrnin jashtė nga burgu. Perfundimisht; e
futėn nė nji thes, lakuriq, sėbashku me nji macė! Diq nė spitalin e
burgut nė Shkodėr, mė 24 Shtator 1950. |
 |
Marin Shkurti
Leu nė Samrish, mė 1 Tetor 1933. Shkollėn fillore
e kreu nė Dajē tė Bregut tė Bunės, kurse studimet e tjera tek
famullitari Pjetėr Gruda. U shugurue meshtar nė katedralen e Shkodrės,
nga At Ēoba, mė 8 Dhjetor 1961. Pas mbylljes sė kishave kreu fshehtas
sherbime fetare ne katunde e qytete. Kėrkoi strehim nė Jugosllavi, por
komunistet jugosllavė ija dorzuen Marinin vllazenve te tyne komunistė
shqiptarė. Marin Shkurti pushkatue nė vjetin 1969. |
 |
Mark Ēuni, seminarist
Leu nė Rranxa tė Bushatit (Shkodėr), mė 30
Shtator 1919. Pas shkollės fillore, krye nė fshatin e vet, kreu shkollėn
e mesme nė Shkodėr. Nė vjetin 1937 filloi studimet nė Seminarin
Papnuer nė Shkodėr. Qe themelues klandestin i organizatės politike
"Bashkimi Shqiptar" mbrenda seminarit pa dijeninė e eprorve te tij. Kur
organizata u zbulua prej qeverisė, u arrestuen edhe At Fausti e At
Dajani, sepse ishin eprorė dhe pėrgjegjės tė Seminarit. Te gjithė
pushkatuen mė 4 Mars 1946. |
 |
Mark Gjani
Leu nė Shejt Gjergj (Pulaj), mė 10korrik 1909. Shkollėn e mesme e
kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė Bobio
(Itali), ku edhe u shugurue meshtar mė 21 Mars 1942. U arrestue nė
vjetin 1947 nė Kalivare, Diq nė Shejt Pal tė Mirditės, pas torturave
ēnjerėzore, nė vjetin 1947. Kur e torturonin, kėrkonin prej tij tė
mallkonte Jezu Krishtin dhe ai pėrgjigjej tue bertitė: "Rrnoftė Jezu
Krishti!". Kjo vazhdoi pėr disa ditė rresht, derisa Diq ndėr kėto
tortura shtazarake. Kėto fjalė tė Mark Gjanit janė tregue me lot nė sy
prej Nikollė Perndojt nga Kthella e Oroshit, qė kishte qenė nė tė
njājtėn qeli me Mark Gjanin. Trupi i tij u hodh nė nji kanal ku u path
shqye prej qentve. |
 |
Mati Prenushi
Leu nė Shkodėr, mė 2 Tetor 1881. Shkollėn
fillore, tė mesme dhe liceun i kreu nė shkollėn franēeskane (Shqipni).
Studimet e filozofisė i kreu nė Grac (Austri). U shugurue meshtar mė
25.03.1904. Mori pjesė nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe dhe nė Deēiq
nė vjetin 1911. Ishte me Dedė Gjon Lulin dhe tė tjerėt kur u ngrit
flamuri shqiptar. Qe provincial i Franēeskanėve nė Shqipni nga viti 1943
deri nė dekė. E dha jetėn dhe lirinė e vet nė flijim pėr tė mirėn e
Shqipėrisė. Qe dėnuar me dekė nga serbėt, por pas nji ndėrhyrjeje tė
mbretit Nikolla tė Malit tė Zi, qe falur. Nė 15.11.1946 qe arrestuar me
akuzėn e rreme se kishte fshehur armė nėn altarin e Shejt Antonit nė
kishėn franēeskane tė Shkodrės, dhe pėr kėtė arsye qe pushkatuem nga
komunistėt. U pushkatue mė 11 Mars 1948, tek varrezat e Rrmajit. |
 |
Mikel Beltoja
Leu nė Beltojė, mė 9 Maj 1935.
Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e tij dhe disa klasė tė shkollės sė
mesme. U pėrgatit nga ana filozofike e teologjike
privatisht nga Ipeshkvi i Shkodrės, Ernest Ēoba. U shugurue
meshtar mė 8 Dhjetor 1961. Qe shumė i zellshėm nė shėrbimin e tij fetre.
Pas mbylljes sė kishave nė Mars 1967, pa marrė parasysh ndalesat e
regjimit, shkonte nga njėri fshat nė tjetrin dhe nė mėnyrė tė veēantė nė
male ku kryente sherbesat fetare. U arrestue nė Beltojė, mė 19 prill
1973. Qe torturue nė mėnyrė shtazarake, por rezistoi
me vendosmėni dhe heroizėm. Pėr ta bā me heshtė nė sallėn e gjyqit,
mbasqė e kishin zhveshė, e thernin ne trup me zumēa. U pushkatue mė 10
Shkurt 1974. |
 |
Ndoc Suma
Leu nė Nėnshat, mė 31 Korrik 1887.
Studimet filozofike dhe teologjike i kreu nė Seminarin Papnuer tė
Shkodrės, mandej vazhdoi studimet edhe per dy vjet te tjera nė Insbruck
tė Austrise. U shugurue meshtar mė 21 Shtator 1911 nė Kapelėn e
Kolegjit Saverian. Meshėn e Parė e dhe nė Nėnshat, mė 24 Shtator 1911.
Shėrbeu si famullitar nė Kqirė, Koman, Naraē, Laē tė Vaut tė Dejės dhe
nė Pistull. Mė 8 Dhjetor 1946 u arrestue, ndėrsa po
jepte Meshėn e shenjtė. U akuzue rrejshėm, e mandej u dėnue me 30 vjet
burg. Pas nji paralize nė vjetin 1953 dhe pasi bāni tetė vjet burg, u
lirue mė 27 Nandor 1954. Njihej si nji etnograf i madh. Kishte mbledhė
shumė tregime mitologjike dhe kishte regjistrue shune tradita tė vjetra
shqiptare. Diq mė 22 prill 1958. |
 |
Ndre Zadeja
Leu nė Shkodėr, mė 3 Nandor 1892. Shkollėn
fillore dhe tė mesme i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse
teologjinė nė Insbruk (Austri). U shugurue meshtar nė Shkodėr mė
24 prill 1916. Nji ndėr Meshėt e para tė tij e kremtoi nė Shejtoren e
Zojės sė Kėshillit tė Mirė (rrāzė kėshtjelles sė Shkodrės). Shkroi shumė
drama. Qe sekretar i Arkipeshkvit tė Shkodrės dhe pastaj famullitar nė
famulli tė ndryshme tė Dioqezės. Qe i pari meshtar qė u pushkatuemė 25
Mars 1945nė Shkodėr prej komunistėve tė sapoardhun nė pushtet. |
 |
Pjeter Cuni
Leu nė Shkodėr, mė 9 Korrik 1914. Shkollėn
fillore dhe liceun e kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse
teologjinė nė Kongregatėn Propaganda Fide (Romė). U shugurue meshtar mė
23 Mars 1940. Shėrbeu nė famullitė e maleve pėrreth Shkodrės: Reē e Lohe
(Shkrel). U arrestue pa motive nė Rrjoll mė 27 Korrik 1948. Egėrsisht i
torturue, qe futur pėr sė gjalli nė nji pus ujėnash tė zeza, ku Diq mė
26 Dhjetor 1948. Qe nji meshtar shembullor, i zellshėm dhe bari i mirė
pėr grigjėn e vet. Qe i paluhatshėm kundėr diktaturės. Āsht nji martir i
vėrtetė, bashkė me Aleksandėr Sirdanin, i cili diq sebashku me te ne
gropen e ujnave tė zeza.
Qe torturue nė mėnyrė barbare e
tė pashpirtshme, krejt ēnjerėzore. E bānė tė sillej pėrreth famullisė sė
tij, mandej e futėn tė gjallė nė nji pus ujėnash tė zeza dhe e lanė aty
derisa Diq mė 26 Dhjetor 1948, torturuem dhe i mbytun prej policisė sė
Koplikut |
 |
Qerim Sadiku (laik)
Leu nė Vuthaj (Shkodėr), mė 12 Shkurt
1919. Qe anėtar i organizatės politike "Bashkimi Shqiptar" dhe
ishte ndėrlidhės mes malit e qytetit. U arrestue mė 3
Dhjetor 1945 dhe i duroi torturat me nji guxim tė madh. U dėnue me dekė
dhe u pushkatue, nė grup, bashkė me Gjon Skllakun, Giovanni Faustin dhe
Daniel Dajanin, mė 4 Mars 1946. Fjalėt e tij tė fundit qenė, "I fali
ata mė kanė bā keq. I fali ata qė mė kanė denue me dekė, edhe ata qė do
tė mė pushkatojnė". |
 |
Serafin Koda
Leu nė Janjevė (Kosovė), mė 25 Prill 1893.
Meshėn e Parė e kremtoi mė 30 Korrik 1925. Qe famullitar nė Lezhė, kur u
arrestue dhe u torturue. U arrestue pas nji takimi, qė bānė franēeskanėt
nė Lezhė pėr arsye ekonomike, tė cilit organi i sigurimit donte me i
dhānė kuptim politik. Kėrkonin dėshmi nga Serafini, por ai nuk pranonte
t'i akuzonte vėllezėrit e vet. Diq, nė Lezhė, ndėr tortura, mė
11.05.1947. Ka qenė misionar i zellshėm. Infermierja Marie Ndoja, qė e
mjekonte nė momentet e agonisė, e varrosi fshehtazi nėn nji ulli tė
oborrit tė kuvendit, e pas dėshmisė sė saj, janė gjetur eshtrat e tij mė
16 Shtator 1994. |
 |
Shtjefen Kurti
Leu nė Ferizaj (Kosovė), mė 25 Dhjetor
1898. U shugurue meshtar nė Romė mė 13 maj 1921. Erdhi nė Shqipni mė 6
janar 1930, bashkė me Luigj Gashin e Gjon Bisakun. U arrestue nė Tiranė
mė 28 Tetor 1946, dhe u dėnue me njėzet vjet burg. Pas mbylljes sė
kishave u dėrgua nė Gurėz (Milot). U arrestue prapė mė 11 Qershor 1970
dhe u dėnue me dekė "in odium fidei". U pushkatue mė 20 Tetor 1971.
|
 |
Vincenc Prenushi OFM
Arkipeshkėv i Durrėsit. Leu nė Shkodėr, mė 4
Shtator 1885. Shkollėn fillore dhe liceun e kreu nė kolegjin e
franēeskanėve nė Troshan, kurse teologjinė nė Tirol (Austri). Meshėn e
Parė e kremtoi mė 19 Mars 1908. Qe drejtor i shtypshkronjės franēeskane,
i kolegjit franēeskan, Guardian i Kuvendit tė Shkodrės. Dy herė qe
provincial. Mė 19 Mars 1936 u shugurue Ipeshkėv i Sapės e pastaj u emnue
Arkipeshkėv i Durrėsit. Njeri i pėrvujtė, i zellshėm, i butė, organizues
i Ipeshkvnisė, njeri shumė i manēun dhe shkrimtar i mirė. U arrestue mė
19 maj 1947 dhe u dėnue me 20 vjet burg. Diq nė burgun e Durrėsit, mė 19
Mars 1949. |
| |
|
|
|