|
Biografi
te Tjera
Anton Harapi
Bernardin Palaj
Gjergj Fishta
Gjon Shllaku
Marin Sirdani
Martin Gjoka
Ndre Mjeda
Shtjefen Gjeēovi
Simon Rrota
Zef Pllumi
More
Biographies
Anton Harapi
Bernardin Palaj
Gjergj Fishta
Gjon Shllaku
Marin Sirdani
Martin Gjoka
Ndre Mjeda
Shtjefen Gjeēovi
Simon Rrota
Zef Pllumi
Alexander Sirdan |
Aleksander Lek Sirdani:
Leu nė Gurėz tė Milotit, mė 1 Mars 1891. Studimet
e para i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė Insbruk tė
Austrisė. U shugurue meshtar mė 24 prill 1916. Shėrbeu kryesisht ne famullinė e
Boges ne Malci tė Madhe, por edhe ne Bushat e famulli te tjera tė Arkipeshkvnisė
sė Shkodrės. Ishte shumė i zellshėm dhe i devotshėm.
At Aleksander Lek Sirdani ishte nji folklorist i shquem.
Ai punoi tė gjith jeten e tijė per mbledhjen e fjaleve,
frazave, dokeve e traditave te shqiptareve. Me ardhjen ne pushtet te
komunisteve te cilet shihej qarte se kishin per qellim me mbylle kishat,
Aleksandri vendosi me ike ne Europe ku ai do te mund te punonte ne vokacionin e
tij. Dom Leka, sic e quanin vendasit, u tradhtue prej kryetarit te keshillit te
famullise se tij dhe sigurimi e kapi Aleksandrin nė Fushė tė Zeze. At A.
Sirdani e mallekoi tradhetarin, i cili disa dekada mbas dekės se Dom Lekės u pat
goditė prej rrufese dhe diq. At Aleksander Sirdani ishte vellau i historianit
Marin Sirdani.
Qe torturue nė mėnyrė barbare e tė pashpirtshme, krejt ēnjerėzore. E bānė tė
sillej pėrreth famullisė sė tij, mandej e futėn tė gjallė nė nji pus ujėnash tė
zeza dhe e lanė aty derisa Diq mė 26 Dhjetor 1948, torturuem dhe i mbytun prej
policisė sė Koplikut
Alfons Tracki
Leu mė 2 Dhjetor 1896 nė nji familje, qė ishte
shumė e ndikueme prej tradites luftarake nė Bleischėitz/ Bliszezyce (Ėroclaė) me
prejardhje polake. Pasi mbaroi studimet teologjike nė Bosnje nė vjetin 1920, u
transferue nė Shkodėr si misionar. Luftoi me ngulm traditat e kėqija siē jane
hakmarrja dhe gjakmarrja. Gjatė Luftės sė Dytė Botnore u bā disa herė ndermjetes
te oficerėt gjermanė pėr tė lirue shumė shqiptarė, ndėr tė cilėt kishte edhe tė
rinj komunistė. Kontribuoi shumė edhe nė krijimin e nji ekuilibri mā tė mirė tė
bashkėjetesės dhe tė dashnise reciproke ndėrmjet bashkėsive fetare shqiptare. U
pushkatue mė 18 Korrik 1946.
Anton Muzaj
Leu nė Vrnavokolo (Kosovė), mė 19 Mars 1921. Shkollėn e
mesme e kreu nė Seminarin Papnuer Shqiptar nė Shkodėr. Nė vjetin 1938 shkoi nė
Romė nė Kongregatėn Propaganda Fide dhe studioi teologji nė Universitetin
Gregorian. U shugurue meshtar mė 19 Mars 1944. Nė vjetin 1946 u kthye nė atdhe.
Nė vjetin 1948 u arrestue dhe pas shumė torturave u lirue. Diq nė Arkipeshknvinė
e Shkodrės, pėr shkak tė pasojave tė torturave, nė pranverė tė vitit 1948. Pra:
Diq "in odium fidei". Ishte i devotshėm dhe i zellshėm; si karakter gjithmonė i
gatshėm dhe shumė i pėrvuajtur.
Anton Zogaj
Ai leu nė Kthelle tė Mirditės. Mbaroi seminarin
Papnuer nė Shkodėr (1920). U diplomue pėr filozofi nė Trauning (Austri). U
shugurue meshtar mė 26.4.1932. Pėr meritat e tij e emnuen Sekretar pranė
Ipeshkevisė se Durrėsit. Shėrbeu me nji devocion e besnikni tė veēantė. Nė
vjetin 1945, komunistėt e arrestuen dhe e torturuen mizorisht. Anton Zogajn e
pushkatuen mė 31.12.1946, nė Porto Romano.
Bernardin Palaj
Leu nė Shllak, famulli e Ipeshkvnisė sė Shkodrės,
mė 2 Tetor 1894. Teologjinė e kreu nė Insbruk (Austri). Ai kishte nji
kulturė tė gjānė letrare dhe muzikore. Qe shkrimtar, professor, nji ndėr
mitologėt mā tė mirė te vendit, dhe nji pianist i shquem. Nė
vjetin 1946 u arrestue dhe diq ndėr tortura ne burgun e Shkodres para se tė
dėnohej mė 8 Dhjetor 1947. Shkaku i dekės se at Palajt mendohet te ketė qenė
lidhja me tela te ndryshkun ēka mund ti ketė shkaktue tetanozin.
Ciprian Nika
Leu nė Shkodėr, mė 19 Korrik 1900. Mbeti jetim kur
ishte pesė vjeē. Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė Shkodėr, kurse studimet
teologjike nė Austri. U shugurue meshtar nė Romė mė 25.07.1924. Qe provincial i
franēeskanėve nė periudhėn 1938- 1941, u bė guardian i kuvendit tė Shkodrės nga
viti 1944 deri nė dekė. U arrestue me akuzėn se kishte marrė pjesė nė vendosjen
e armėve nė altarin e kishės; gėnjeshtėr e shpikur pėr tė shkatėrruar kuvendin.
Fjalėt e tij tė fundit tė shkruara nė procesverbalin gjyqėsor qenė: "Rrnoftė
Krishti Mbret! I falim armiqtė tanė! Shqipnia nuk vdes me ne!". U pushkatue mė
11 Mars 1948.
Daniel Dajani
Leu nė Blinisht (Zadrimė), mė 2 Dhjetor 1906. Pas
shkollės fillore, fshatin e lemjes, shkoi nė Torino ku ndoqi kurset e filozofisė
dhe tė teologjisė. U shugurue meshtar nė Kieri (Itali), mė 15 Korrik 1938. U
rikthye nė Shqipni ku dha mėsimin e latinishtes nė Seminar. Ishte meshtar shumė
i ndershėm dhe i zellshėm, i kujdesshėm pėr tė mirėn e shpirtnave, e mbi tė
gjitha pėr formimin e seminaristėve, me tė cilėt ishte shumė i afėrt dhe i
gatshėm, si nji vėlla; shumė i dashtun me tė gjithė. U arrestue bashkė me
At Faustin dhe u dėnue me dekė. U torturue nė mėnyrė ēnjerėzore. U pushkatue
mė 4 Mars 1946.
Déd Maēaj
Leu nė Mal tė Jushit (Shkodėr), mė 5 Shkurt 1920. Mėsimet
e para i mori nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė Romė. U
shugurue meshtar mė 19 Mars 1944 dhe u emnue zėvendės famullitar i Shkodrės. U
muer nė shėrbim ushtarak, pastaj u arrestue i akuzuem si Spiun i Vatikanit mė 10
Mars 1947. Pas torturave tė papėrshkrueshme u pushkatue mė 28 Mars 1947, nė
Pėrmet. Siē deshmojne shokėt e tij, gjatė shėrbimit ushtarak, edhe pse person me
disipline e kulture te madhe, u perēmue dhe u keqtrajtue vetem sepse ishte
katolik i devotshem.
Déd Malaj
Leu nė Mali Kolaj (Velipojė), mė 16 Nandor 1917.
Kreu shkollen e mesme nė Seminarin Papnuer Shqiptar, mandej vazhdoi studimet nė
Itali. U shugurue meshtar nė Castel Gandolfo (Romė), mė 20 Dhjetor 1942. U kthye
nė Shqipni nė Ipeshkvninė e Shkodrės ku u caktue me sherbye ne Dajē tė Bregut tė
Bunės. U arrestue dhe u denue me dekė sepse dėrgoi jashtė shteti listėn e
meshtarėve tė pushkatuem. Ne gjyq deklaroi me guxim devotshmeninė e tij ndaj
fesė katolike dhe akuzoi regjimin komunist per padrejtesi ndaj popullit e
meshtareve. U pushkatue mė 12 maj 1959, nė moshėn 42 vjeēe.
Déd Plani
Leu nė Shkodėr, mė 21 Janar 1891. Shkollėn e mesme
e kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė Insbruk (Austri). U
shugurue meshtar nė Primiz (Austri) mė 3 gusht 1919. Pas shugurimit tė tij
meshtarak u rikthye nė atdhe. Ishte i mirė dhe i zellshėm. U arrestue nė vjetin
1947 nė Rrenc (Shkodėr). Diq ndėr tortura para se tė gjykohej, mė 30 prill 1948.
Ejell Deda
Leu nė Shkodėr, mė 22 Shkurt 1917. Studimet e para
i kreu ne kolegjin franēeskan, mandej vazhdoi mėsimet nė Seminarin Papnuer tė
Shkodrės, ku studioi teologjinė. U shugurue meshtar mė 24 Shkurt 1943 nė kishėn
e Jezuitėve nė Shkodėr, ku dha Meshėn e Parė tė nesėrmen e shugurimit, mė 25
Shkurt. Qe famullitar i Bushatit. U arrestue mė 12 Nandor 1947. Diq nė burg, mė
12 maj 1948. Ishte i pėrshpirtshėm, i zellshėm, dhe nji meshtar shembullor.
Fran Mirakaj (laik)
Leu nė Iballė tė Pukės, mė 13 Gusht 1916. Qe
blegtor dhe shitės. Kishte tė afėrm e kushėrinj jashtė shteti, pėr kėtė arsye u
ndoq prej Sigurimit. Gjykata e Tiranės, e kryesueme prej gjykatėsit Frederik
Nosi dhe prokurorit Nezat Haznedarin, aprovoi dėnimin e shpallun nė Shkodėr mė
22 Shkurt 1946. Fran Mirakaj u pushkatue nė moshėn 29 vjeēe, nė Shtator tė vitit
1946.
Frano Gjini:
Leu nė Shkodėr, mė 20 Shkurt 1886. Studimet
filozofike i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse studimet teologjike nė
Kongregatėn Propaganda Fide (Romė). U shugurue meshtar nė Durrės mė 28 Qershor
1908, ku zhvilloi kreu edhe shėrbimin fetare. Nė vjetin 1930 u shugurue Ipeshkėv
i Durrėsit, seli qė e ndryshoi sepse u emnue titullar i Abacisė Nullius tė
Oroshit. U arrestue mė 15 Nandor 1946 i akuzuem si "Spiun i Vatikanit" dhe
"bashkpuntor i anglezve e organizator i kryengritjes sė Postribės". U
torturue per shum kohė. Pas shumė vuejtjesh u dėnue me pushkatim. Fjalėt e tij
tė fundit qenė: "Rrnoftė Krishti Mbret! Shqipnia ka me jetue
edhepse na po desim!". U pushkatue mė 11 Mars 1948.
Gasper Suma
Leu nė Shkodėr, mė 23 Mars 1897. Shkollėn e mesme
e kreu te franēeskanėt, kurse teologjinė nė Insbruk (Austri). U shugurue meshtar
mė 31 Korrik 1921 dhe shėrbyu gjithmonė nė zonat mė tė vėshtira malore: Theth,
Brigje tė Hotit dhe Gomsiqe. Pati nji shpirt tė madh sakrifice. U arrestue dhe
Diq nė burgun e Shkodrės mė 14 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnė nė Kishės
Franēeskane tė Shkodrės.
Giovanni Fausti S.I.
Leu nė Broco tė Breshės (Itali), mė 19 Tetor 1899.
Studioi nė qytetin e vet, nė seminarin ipeshkvnor. U shugurue meshtar nė Romė,
mė 9 Korrik 1922. Pas hymjes nė Shoqninė e Jezusit, e transferuen nė Shqipni.
Ishte njeri me kulturė tė gjānė dhe pėrshpirtėni shumė tė madhe. Nė Shqipni pati
detyrėn e Zėvendės Provincialit. Ndėrsa po i ēonin me i pushkatue, forconte
veten dhe tė tjerėt me fjalėt e psalmistit: "Tė shkojmė nė Shtėpinė e Zotit". U
arrestue mė 31 Dhjetor 1945, sėbashku me Dajanin, dhe pastaj u pushkatue mė 4
Mars 1946.
Gjelosh Lulashi (laik):
Leu nė Shosh (Dukagjin), mė 2 Shtator 1925.
Gjeloshi ishte besimtar i thjeshtė, laik. Ai punonte oficer ushtarak nė spitalin
e Shkodrės. U bā anėtar i organizatės politike "Bashkimi Shqiptar" tė themelueme
prej seminarist Mark Ēunit. Gjeloshi arrestue dhe pushkatue mė 4 Mars 1946, sė
bashku me Gjon Shllakun O.F.M., Giovanni Faustin S.I., dhe Daniel Dajanin S.I.
Para se me dekė Gjelosh Lulashi tha: "Thoni tim atė me mė
falė se e kam trazue. Mi bāni nānės tė fala dhe mi thoni ti puthi vllaznit.
Rrnoftė Krishti Mbret. Rrnoftė Shqipnia."
Gjon Gazulli
Leu nė Dajē tė Zadrimės, mė 26 Mars 1893. Pas
shkollės fillore nė vendin e tij, filloi studimet nė Seminarin Papnuer tė
Shkodrės. Nė vjetin 1912 vazhdoi studimet nė Romė, mā vonė nė Francė, e pastaj
edhe nė Austri, por jo gjithmonė vetėm pėr arsye studimi, por edhe pėr arsye
shėndeti. U shugurue meshtar mė 4 gusht 1919. Qe nji kundėrshtar i vendosur i
qeverisė sė mbretit Zog, qė diskriminonte zonat e Dukagjinit, tė Pukės dhe tė
Mirditės, zona tėrėsisht katolike. Insistimi i tij pėr tė dėnuar nji regjim tė
tillė pati pasoja: mė 26 Dhjetor 1926 u arrestue. Mjaft shpejt, saktėsisht mė 2
janar 1927, u dėnue me dekė dhe u var.
Gjon Pantalia
Leu nė Prizren (Kosovė), i afėrm me Nānė Terezėn,
mė 2 Qershor 1887. Erdhi nė Shqipni nė vjetin 1906 nė shkollėn e jezuitėve, si
vėlla nė Shoqninė e Jezusit. Ka studjue edhe nė Soresina (Itali). Tė gjithė ata
qė e kanė njohtė flasin me respekt tė madh pėr tė. Ai luejti nji rol tė madh nė
jetėn e Kolegjit Jezuit. Ishte nji njeri i manēun dhe i zellshėm. Pas arrestimit
tė Etėnve Fausti dhe Dajani, Gjoni i pat bā udhėheqėsi shpirtnor i Kongregatės.
U arrestue nė vjetin 1946 nė Kuvendin e Fretėnve (Gjuhadol) dhe pėsoi tortura tė
tmerrshme. Diq ndėr tortura, mė 31 Tetor 1947.
Gjon Shllaku
Leu nė Shkodėr, mė 27 Korrik 1907. Shkollėn
fillore dhe tė mesme e kreu tek franēeskanėt (Shkodėr). Vazhdoi studimet nė
universitetin e Lovanios nė Belgjikė, pėr shkenca; pėr filozofi e teologji nė
Hollandė dhe nė Sorbona tė Parisit, ku mori doktoratin. U shugurue meshtar mė 15
Mars 1931. Kur u kthye nė Shqipni, qe profesor i filozofisė nė liceun
"Illyricum" tė franēeskanėve (Shkodėr). U arrestue para studentėve tė tij gjatė
orės sė mėsimit, nė janar tė vitit 1945 dhe u pushkatue mė 4 Mars. Fjalėt e tij
tė fundit, siē del nga aktet, qenė: "Rroftė Krishti Mbret! I falim armiqtė
tanė!".
Jak Bushati
Leu nė Shkodėr, mė 7 Gusht 1890. Studimet i kreu nė
Seminarin Papnuer tė Shkodrės, sikurse edhe filozofinė dhe teologjinė. U
shugurue meshtar mė 29 maj 1915. Shėrbeu nė zonėn e Mirditės pėr 26 vjet. Qe i
respektuem prej tė gjithėve. Ishte i devotshėm dhe i zellshėm. U arrestue nė
vjetin 1949. Pas shumė torturash Diq nė burg mė 12 Shtator 1949, para se tė
gjykohej. Āshtė martir i vėrtetė me nji jetė tė shenjtė.
Josif Mihali
Leu nė Elbasan, mė 23 Shtator 1912. Studimet i
kreu nė seminarin "Benedikti XI", nė Grotaferrata (Itali). Dha nji shembull
shumė tė mirė. Studimet e filozofisė dhe tė teologjisė i kreu nė seminarin e
Shejt Atanazit (Romė). U shugurue nė Romė, mė 1 Dhjetor 1935. Nė Shqipni erdhi
nė vjetin 1936 dhe u caktua famullitar i kishės sė Shejt Pjetrit nė Elbasan. U
arrestue nė vjetin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dėrgua me punė tė
detyruar nė Korcė. I rraskapitur nga lodhja, meqė nuk mund tė punonte mė, e
varrosėn tė gjallė nė kėnetėn e Maliqit, mė 26 Tetor 1948.
Jozef Marxen
Leu nė Worringen (Gjermani), mė 2 Gusht 1906. Erdhi nė Shqipni si misionar
dhe punoi nė zonėn e vėshtirė tė Kthellės (Mirditė). Dha nji kontribut tė madh
pėr rritjen e fesė sė atij populli, por edhe nė fushėn e tė mėsuarit dhe tė
kulturės. Nė periudhėn 1938-1943 u angazhua nė famullinė e
Perlatit (Mirditė). Nė vjetin 1943 u transferue nė Jubė tė Durrėsit. Nė
vjetin 1946 u arrestue dhe u dėnue me dy vjet burg, sepse ishte prift dhe sepse
ishte gjerman. U mbyll nė burgun e Tiranės dhe nga aty u zhduk. Tė dėnuarit e
tjerė tregojnė se nji natė e nxorrėn nga burgu dhe pastaj nuk e morėn vesh kurrė
se ku e kishin dėrguar. Thuhet se kanė pushkatuem nė nji pyll mė 17 Nandor 1946,
nė moshėn 40 vjeēe.
Jul Bonati:
Leu nė Shkodėr, mė 24 Maj 1874. Studioi nė Firence.
Njihte disa gjuhė tė huaja. U shugurue meshtar nė Goricia (Itali), mė 8 prill
1906. Ka pėrkthyer nė gjuhėn italiane librin e famshėm tė Gjergj Fishtės:
"Lahuta e Malcisė". I ka dhėnė nji ndihmė tė madhe Kishės sonė nė Shqipni: nė
Durrės dhe nė Vlorė. Ishte nji meshtar i pėrvuajtur dhe i manēun, plot me
zell e devocion. U arrestue nė Durrės mė 25 Mars 1946 dhe u torturue ēnjerėzish.
Diq mė 5 Nandor 1951.
Karl Serreqi
Leu nė Shkodėr, mė 2 Shkurt 1911. Shkollėn e mesme e kreu
tek franēeskanėt, kurse teologjinė nė Bresha (Itali). U shugurue meshtar dhe
Meshėn e Parė e kremtoi mė 29 Qershor 1936. U arrestue mė 9 Tetor 1946, sepse
organet e sigurimit donin tė dinin se ēfarė i kishte thėnė nė rrėfim nji person
politik. Ai, besnik ndaj fshehtėsisė sė rrėfimit, nuk tha asgjė gjatė torturave.
U dėnue me dekė mė 18 janar 1947. Diq nė burgun e Burrelit mė 5 prill 1954. Āsht
martir i fshehtėsisė sė rrėfimit.
Lazer Shantoja
Leu nė Shkodėr, mė 2 Shtator 1892. Studioi nga
fillorja deri nė lice nė Seminarin Papnuer Shqiptar dhe vazhdoi studimet
eteologjisė nė Insbruk (Austri). U shugurue meshtar mė 29 maj 1915. Qe sekretar
i Arkipeshkvit Lazer Mjeda. Qe orator i aftė, shumė i pėrgatitur nė shkencat
njerėzore e hyjnore. U arrestue nė vjetin 1945 nė Sheldi. Tmerrėsisht dhe
barbarisht i torturue, u pushkatue nė Tiranė mė 2 Shkurt 1946.
Luigj Paliq
Leu nė Janjevė, nė Arkipeshkvninė ShkupPrizren,
mė 21 Shkurt 1879. Pas shkollė fillore nė vendin e lemjes, u transferue nė
Kuvendin e Troshanit tė Lezhės. Mā vonė vazhdoi studimet filozofike nė Itali
gjatė vjeteve 1896- 1901. U shugurue meshtar mė 21.09.1901. Pas shugurimit
shėrbeu nė Kosovė, nė famullinė e Pejės dhe tė Gllogjanit, si edhe nė Shejtoren
e Shejt Antonit nė Gjakovė. Pas shugurimit shkoi nė Romė pėr studime
pas-universitare. Gjatė vjeteve 1905-1907 qe famullitar nė Arkipeshkvninė e
Shkodrės. Gjatė vjeteve 1907-1912 u emnue rektor i Shejtores sė Shejt Antonit
tė Gjakovės (Kosovė). U martirizue nė Janosh afėr Gjakovės mė 7 Mars 1913.
Luigj Prendushi
Leu nė Shkodėr, mė 24 Janar 1896. Prej shkollės
fillore deri nė meshtari studioi nė seminare tė ndryshme tė Piemontes, nė
kolegjet Skarnafacio dhe Sarvano. U shugurue meshtar mė 12 Mars 1921. U kthye nė
Shqipni dhe filloi tė shėrbejė nė Ipeshkvninė e Sapės. U akuzue se ishte spiun i
Vatikanit, u arrestue nė Naraē mė 8 Dhjetor 1946 dhe, pėr tė terrorizuar
popullin, u pushkatue nė Shelqet nė praninė e fshatarėve, mė 24 janar 1947.
Marie Tuci:
Leu nė Ndėrfushaz (Rrėshen-Mirditė), mė 12 Mars
1928. Shkollėn e mesme e kreu ne shkollen e Motrave Stigmatine nė Shkodėr. U
arrestue nė Ndėrfushaz mė 10 gusht 1949. Kriminelėt, hetuesit komunistė
pėr tė kėnaqė instinktet e veta shazore, e munduen nė tė gjitha mėnyrat, por
vajza rezistoi heroikisht. E perdhunuen nė mėnyrė barbare, sipas deshmive tė
shoqeve tė sajė tė burgosuna sėbashku me te. "Tė gjitha torturat e munduna i
ushtruen mbi trupin tim", sipas nji letre qė nuk arritėn ta nxirrnin jashtė nga
burgu. Perfundimisht; e futėn nė nji thes, lakuriq, sėbashku me nji macė! Diq
nė spitalin e burgut nė Shkodėr, mė 24 Shtator 1950.
Marin Shkurti
Leu nė Samrish, mė 1 Tetor 1933. Shkollėn fillore e kreu
nė Dajē tė Bregut tė Bunės, kurse studimet e tjera tek famullitari Pjetėr Gruda.
U shugurue meshtar nė katedralen e Shkodrės, nga At Ēoba, mė 8 Dhjetor 1961. Pas
mbylljes sė kishave kreu fshehtas sherbime fetare ne katunde e qytete. Kėrkoi
strehim nė Jugosllavi, por komunistet jugosllavė ija dorzuen Marinin vllazenve
te tyne komunistė shqiptarė. Marin Shkurti pushkatue nė vjetin 1969.
Mark Ēuni, seminarist
Leu nė Rranxa tė Bushatit (Shkodėr), mė 30 Shtator
1919. Pas shkollės fillore, krye nė fshatin e vet, kreu shkollėn e mesme nė
Shkodėr. Nė vjetin 1937 filloi studimet nė Seminarin Papnuer nė Shkodėr.
Qe themelues klandestin i organizatės politike "Bashkimi Shqiptar" mbrenda
seminarit pa dijeninė e eprorve te tij. Kur organizata u zbulua prej qeverisė, u
arrestuen edhe At Fausti e At Dajani, sepse ishin eprorė dhe pėrgjegjės tė
Seminarit. Te gjithė pushkatuen mė 4 Mars 1946.
Mark Gjani
Leu nė Shejt Gjergj (Pulaj), mė 10korrik 1909. Shkollėn e mesme e kreu nė
Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė Bobio (Itali), ku edhe u
shugurue meshtar mė 21 Mars 1942. U arrestue nė vjetin 1947 nė Kalivare, Diq nė
Shejt Pal tė Mirditės, pas torturave ēnjerėzore, nė vjetin 1947. Kur e
torturonin, kėrkonin prej tij tė mallkonte Jezu Krishtin dhe ai pėrgjigjej tue
bertitė: "Rrnoftė Jezu Krishti!". Kjo vazhdoi pėr disa ditė rresht, derisa Diq
ndėr kėto tortura shtazarake. Kėto fjalė tė Mark Gjanit janė tregue me lot nė
sy prej Nikollė Perndojt nga Kthella e Oroshit, qė kishte qenė nė tė njājtėn
qeli me Mark Gjanin. Trupi i tij u hodh nė nji kanal ku u path shqye prej
qentve.
Mati Prendushi
Leu nė Shkodėr, mė 2 Tetor 1881. Shkollėn fillore,
tė mesme dhe liceun i kreu nė shkollėn franēeskane (Shqipni). Studimet e
filozofisė i kreu nė Grac (Austri). U shugurue meshtar mė 25.03.1904. Mori pjesė
nė kryengritjen e Malėsisė sė Madhe dhe nė Deēiq nė vjetin 1911. Ishte me Dedė
Gjon Lulin dhe tė tjerėt kur u ngrit flamuri shqiptar. Qe provincial i
Franēeskanėve nė Shqipni nga viti 1943 deri nė dekė. E dha jetėn dhe lirinė e
vet nė flijim pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Qe dėnuar me dekė nga serbėt, por pas
nji ndėrhyrjeje tė mbretit Nikolla tė Malit tė Zi, qe falur. Nė 15.11.1946 qe
arrestuar me akuzėn e rreme se kishte fshehur armė nėn altarin e Shejt Antonit
nė kishėn franēeskane tė Shkodrės, dhe pėr kėtė arsye qe pushkatuem nga
komunistėt. U pushkatue mė 11 Mars 1948, tek varrezat e Rrmajit.
Mikel Beltoja
Leu nė Beltojė, mė 9 Maj 1935. Shkollėn
fillore e kreu nė fshatin e tij dhe disa klasė tė shkollės sė mesme.
U pėrgatit nga ana filozofike e teologjike privatisht nga
Ipeshkvi i Shkodrės, Ernest Ēoba. U shugurue meshtar mė 8 Dhjetor 1961.
Qe shumė i zellshėm nė shėrbimin e tij fetre. Pas mbylljes sė kishave nė Mars
1967, pa marrė parasysh ndalesat e regjimit, shkonte nga njėri fshat nė tjetrin
dhe nė mėnyrė tė veēantė nė male ku kryente sherbesat fetare. U arrestue nė
Beltojė, mė 19 prill 1973. Qe torturue nė mėnyrė shtazarake,
por rezistoi me vendosmėni dhe heroizėm. Pėr ta bā me heshtė nė sallėn e
gjyqit, mbasqė e kishin zhveshė, e thernin ne trup me zumēa. U pushkatue mė 10
Shkurt 1974.
Ndoc Suma
Leu nė Nėnshat, mė 31 Korrik 1887. Studimet
filozofike dhe teologjike i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, mandej
vazhdoi studimet edhe per dy vjet te tjera nė Insbruck tė Austrise. U
shugurue meshtar mė 21 Shtator 1911 nė Kapelėn e Kolegjit Saverian. Meshėn e
Parė e dhe nė Nėnshat, mė 24 Shtator 1911. Shėrbeu si famullitar nė Kqirė,
Koman, Naraē, Laē tė Vaut tė Dejės dhe nė Pistull. Mė 8
Dhjetor 1946 u arrestue, ndėrsa po jepte Meshėn e shenjtė. U akuzue rrejshėm, e
mandej u dėnue me 30 vjet burg. Pas nji paralize nė vjetin 1953 dhe pasi bāni
tetė vjet burg, u lirue mė 27 Nandor 1954. Njihej si nji etnograf i madh. Kishte
mbledhė shumė tregime mitologjike dhe kishte regjistrue shune tradita tė vjetra
shqiptare. Diq mė 22 prill 1958.
Ndre Zadeja
Leu nė Shkodėr, mė 3 Nandor 1892. Shkollėn fillore
dhe tė mesme i kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė
Insbruk (Austri). U shugurue meshtar nė Shkodėr mė 24 prill 1916. Nji
ndėr Meshėt e para tė tij e kremtoi nė Shejtoren e Zojės sė Kėshillit tė Mirė
(rrāzė kėshtjelles sė Shkodrės). Shkroi shumė drama. Qe sekretar i Arkipeshkvit
tė Shkodrės dhe pastaj famullitar nė famulli tė ndryshme tė Dioqezės. Qe i pari
meshtar qė u pushkatuemė 25 Mars 1945nė Shkodėr prej komunistėve tė sapoardhun
nė pushtet.
Pjeter Cuni
Leu nė Shkodėr, mė 9 Korrik 1914. Shkollėn fillore dhe
liceun e kreu nė Seminarin Papnuer tė Shkodrės, kurse teologjinė nė Kongregatėn
Propaganda Fide (Romė). U shugurue meshtar mė 23 Mars 1940. Shėrbeu nė famullitė
e maleve pėrreth Shkodrės: Reē e Lohe (Shkrel). U arrestue pa motive nė Rrjoll
mė 27 Korrik 1948. Egėrsisht i torturue, qe futur pėr sė gjalli nė nji pus
ujėnash tė zeza, ku Diq mė 26 Dhjetor 1948. Qe nji meshtar shembullor, i
zellshėm dhe bari i mirė pėr grigjėn e vet. Qe i paluhatshėm kundėr diktaturės.
Āsht nji martir i vėrtetė, bashkė me Aleksandėr Sirdanin, i cili diq sebashku me
te ne gropen e ujnave tė zeza.
Qerim Sadiku (laik)
Leu nė Vuthaj (Shkodėr), mė 12 Shkurt 1919.
Qe anėtar i organizatės politike "Bashkimi Shqiptar" dhe ishte ndėrlidhės mes
malit e qytetit. U arrestue mė 3 Dhjetor 1945 dhe i duroi
torturat me nji guxim tė madh. U dėnue me dekė dhe u pushkatue, nė grup, bashkė
me Gjon Skllakun, Giovanni Faustin dhe Daniel Dajanin, mė 4 Mars 1946. Fjalėt e
tij tė fundit qenė, "I fali ata mė kanė bā keq. I fali ata qė mė kanė denue
me dekė, edhe ata qė do tė mė pushkatojnė".
Serafin Koda
Leu nė Janjevė (Kosovė), mė 25 Prill 1893. Meshėn
e Parė e kremtoi mė 30 Korrik 1925. Qe famullitar nė Lezhė, kur u arrestue dhe u
torturue. U arrestue pas nji takimi, qė bānė franēeskanėt nė Lezhė pėr arsye
ekonomike, tė cilit organi i sigurimit donte me i dhānė kuptim politik. Kėrkonin
dėshmi nga Serafini, por ai nuk pranonte t'i akuzonte vėllezėrit e vet. Diq, nė
Lezhė, ndėr tortura, mė 11.05.1947. Ka qenė misionar i zellshėm. Infermierja
Marie Ndoja, qė e mjekonte nė momentet e agonisė, e varrosi fshehtazi nėn nji
ulli tė oborrit tė kuvendit, e pas dėshmisė sė saj, janė gjetur eshtrat e tij mė
16 Shtator 1994.
Shtjefen Kurti
Leu nė Ferizaj (Kosovė), mė 25 Dhjetor 1898. U
shugurue meshtar nė Romė mė 13 maj 1921. Erdhi nė Shqipni mė 6 janar 1930,
bashkė me Luigj Gashin e Gjon Bisakun. U arrestue nė Tiranė mė 28 Tetor 1946,
dhe u dėnue me njėzet vjet burg. Pas mbylljes sė kishave u dėrgua nė Gurėz
(Milot). U arrestue prapė mė 11 Qershor 1970 dhe u dėnue me dekė "in odium
fidei". U pushkatue mė 20 Tetor 1971.
Vincenc Prenushi OFM
Arkipeshkėv i Durrėsit. Leu nė Shkodėr, mė 4 Shtator
1885. Shkollėn fillore dhe liceun e kreu nė kolegjin e franēeskanėve nė Troshan,
kurse teologjinė nė Tirol (Austri). Meshėn e Parė e kremtoi mė 19 Mars 1908. Qe
drejtor i shtypshkronjės franēeskane, i kolegjit franēeskan, Guardian i Kuvendit
tė Shkodrės. Dy herė qe provincial. Mė 19 Mars 1936 u shugurue Ipeshkėv i Sapės
e pastaj u emnue Arkipeshkėv i Durrėsit. Njeri i pėrvujtė, i zellshėm, i butė,
organizues i Ipeshkvnisė, njeri shumė i manēun dhe shkrimtar i mirė. U arrestue
mė 19 maj 1947 dhe u dėnue me 20 vjet burg. Diq nė burgun e Durrėsit, mė 19 Mars
1949.
|




|