Kush Jemi     Ndihme     Kontakt

Home    Martiret     Foto     Video     Biografite     English     Lidhje

 

Biografi te Tjera

  Anton Harapi

  Bernardin Palaj

  Gjergj Fishta

  Gjon Shllaku

  Marin Sirdani

  Martin Gjoka

  Ndre Mjeda

  Shtjefen Gjeēovi

  Simon Rrota

  Zef Pllumi

 

More Biographies 

  Anton Harapi

  Bernardin Palaj

  Gjergj Fishta

  Gjon Shllaku

  Marin Sirdani

  Martin Gjoka

  Ndre Mjeda

  Shtjefen Gjeēovi

  Simon Rrota

  Zef Pllumi

  Alexander Sirdan

 

  The List of Martyrs

Nānė Tereza

___________________________________________________________________________________________

Shkruen Fritz RADOVANI

             Mė falni! Gabova!..Haxhi Lleshit e Bilbil Klosit, qė ju kanė dhanė titujt...Enver Hoxhės qė ju ka dhanė edhe dekoratat...Mehmet Shehut, qė ju ka pague shpėrblimet...dhe, Ramiz Alis, qė ju ka futė nė enciklopedinė e Akademisė e falsifikatorėve tė historisė!...Gati harrova... Kadri Hazbiun, qė ju ka sigurue t’ardhmėn tuej tė turpėshme si spijun dhe informator tė Sigurimit komunist, titull me tė cilin po mbyllni jetėn tuej tė flliqtė, tue i shėrbye “gjithkujt” pėrveē: Atdheut!

          Fjalori Enciklopedik Shqiptar: Akademia e Shkencave e RPSSH. Kryeredaktori prof. Aleks Buda. Shtypur: Kombinati Poligrafik Shtypshkronja e Re, Tiranė, 1985.

          Redaksia e Historisė sė Mesjetės, tė Kohės sė Re dhe tė Sotme: Stefanaq Pollo, Aleks Buda, Selami Pulaha, Muin Ēami, Kristaq Prifti, Arben Puto, Koēo Bozhori, Stavri Naēi, Kristo Frashėri, Ligor Mile, Zija Shkodra, Hysni Myzyri, Viron Koka, Mentar Belegu, Iljaz Fishta, Lefter Nasi, Zamir Shtylla, Marenglen Verli,...tė gjithė prof. e dr. shk.

(VI, VII) dhe, vazhdon lista e tyne nga Shkodra: Gazmend Shpuza, Xhevat Repishti, Kahreman Ulqini, Mahir Hoti, Jup Kastrati, Shefik Osmani, Vehbi Bala, Mikel Prennushi, Mumtaz Shehu, Sami Kraja, Gjovalin Gruda. (fq.1217).

          Ne faqe 886, shkruhet: “Qamili Haxhi (1876 – 1915) Udhėheqėsi kryesor i Kryengritjes  Fshatare tė Shqipėrisė sė mesme tė viteve 1914 - 1915. Fjala e parė rrenė apo gėnjeshtėr. Njė kriminel, vagabond, plaēkitės, hajdut, terrorist dhe asgja ma pak se lavdruesi i tij E.Hoxha, i cili thotė pėr te: Fshatarėt zgjodhėn...“njeriun mė tė besuar, mė trimin, mė tė vendosurin, mė tė thjeshtin...” (E.H. Vep. 23, fq. 141).

Sigurisht, kėshtu do tė shprehej ai dhe gjithė spijunėt e tij tė shitun, mbasi pikėrisht ky asht ai dallkauk i turqve qė shkoi tek ēela e Don Nikoll Kaēorrit dhe nė mungesė tė Tij, i dogji ēelėn bashkė me sherbyesin mbrenda saj, tue kthye nė pluhun e hi njė nga bibliotekat ma tė pasuna nė Shqipni, ku ruheshin shumė dokumenta tė Qeverisė sė Vlonės sė 1912.

          Pėr kėte kriminel historianėt kanė shkrue plot 56 rreshta, ndėrsa pėr Dedė Gjo’Lulin kanė shkrue 46 rreshta, ndėr tė cilat ka edhe shpifje, si: “Me 24 Shtator 1915..nė bashpunim me reaksionin bajraktaro qifligar e klerikal vendas, e shtinė nė dorė pabesisht dhe e vranė nė Sheshėz afėr Oroshit” (fq. 649, theksimi F.R.)

          Pėr Kishėn e Shėn Mėrisė sė Vaut tė Dejės, (fq. 477) shkruhėt: “...nė dokumentin historik pėrmendet sė pari me 1400, por nga ndertimi kuptohet qė i takon fundit tė shek. XIII...Eshtė e ndėrtuar me gurė tė skuadruar dhe tė gdhendur...” – Ku asht? Ku gjindet kjo?

Prap rrenė tjetėr dhe, nuk shėnohėt se: “Me kenė se nė kėte Kishė mendohet se asht kunorzue Heroi i ynė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, nė vitin 1967 kjo u holl nė erė me dinamit nga Fadil Ymeri, Kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH, i urdhnuem nga Ramiz Alia, i cili, si antikatolik i njohtun, ishte i ngarkuem nga Byroja Politike pėr zhvillimin me “sukses” tė “Revolucionit Ideologjik dhe Kultural” nė Shkoder...

          Pra, lufta e pasardhėsve tė Haxhi Qamilit, kundėr Heroit tonė Kombėtar, tė Madhit Gjergj Kastrioti Skenderbe dhe Flamurit tė Tij, tė ngritun nga Ai vetė nė vitin 1443, dhe po Atij Flamuri tė Shqipnisė me Shqipėn Dykrenare mbi shtrojėn e kuqe, tė ngritun nė Vlonėn Heroike nga Plaku Ismail Qemali, nė vitin 1912, Flamur i cili, gjithmonė ka pėrfaqsue tė gjithė Shqiptarėt e Trojeve tona dhe Shtetin Shqiptar, nuk asht se ka fillue me sulmet e ditve tona, por asht vazhdė e luftės sė trathtarve tė Kombit, ē’prej ditės sė lindjes sė Tij.

          Nėse do tė shfletojmė dokumentat e pushtimit Shqipnisė nga Turqia, nga Relacionėt e shekujve tė kaluem, vllimi i I dhe II, tė botueme nga Universiteti Shtetnor i Tiranės, nė vitin 1965, do tė gjejmė “pėr ēudi” tė shkrueme se:

•“...misionet e thanuna t’etėnve tė reformuem qenė pengue dhe, disa sish flijuen edhe jetėn e vet mbi hunjt tė turpshėm.”

(Relacione, Vll.II, Dok.79, Letėr e Franēesk Bolicės nga Kotorri me 1 Dhetor 1649, fq.373)

          •“...Shumė prej kėtyne qė ranė nė dorėn e forcės (turke) vdiqėn tmerrėsisht mbi hu.”

          (dok. 99, Leter e F. Bolicės, nga kotorri, me 25 Korrik 1650, fq. 419, po aty)

          •“Kėto pėrpjekje kanė qenė pėr dam tė krishtenve tė shkretė, qoftė shpirtnisht qoftė korpnisht, sėpse shumė sish kanė qenė vumė nė hu, u ka qenė shkurtue koka, kanė mbarue nėn gurė dhe kanė qenė vra etj. si ndodhi nė Tivar me 74 vetė nė fillim e pastaj. Dhe, ajo qė asht ma keq, tė gjithė tė krishtenėt e qytetit e tė varosheve, pėr tė mos humbė jetėn dhe plaēkat, kanė mohue besimin.”

(dok.103, Leter e fra Donatit Jeliq nga Raguza me 4 Nandor 1650. fq.427)

•“Tė tėrbuem djallėzisht, e nxorėn jashtė prej asaj gjykatorje dhe e ngrehėn rrėshqanė tue iu kėrcnue, me shpatė nė dorė se do ta vrisnin nė se nuk i binte mboh Fesė menjėherė ...(omissis).

          Ai u qėndroi kėrcnimėve, anmiqtė e therėn pėr vdekje dhe e ēuan nė breg tė Bunės me e qitė nė ujė, por disa tė krishtenė e blenė me pare dhe e varrosėn nė Kishėn e Shėn’Mėrisė Madalenė.”

           Lezhė, vjeti 1624                                              Ipeshkvi Benedikt Orsini

          (Relacione Vol. I-re, fq. 349. Ark. Prop. Fide, SRCG, v, 262, fl. 177.)

 

          •“Njė kalvar vuajtjesh dhe pėrsekutimesh pėsoi Imzot Pjetėr Bogdani, i cili u burgos tri herė, i dogjėn rezidencėn, u rrah, u kėrcėnua se do ta varin nė derėn e kishės, e shėtitėn nėpėr qytet tė zhveshur lakuriq dhe pas vdekjės u zhvarros dhe kufoma e tij iu hodh qenve”

Petrika Thėngjilli “Krishtėrimi ndėr Shqiptarė”, fq.230. Shkodėr, 2000.

 

          •“Don Andre Kalamashi, prift i Gjakovės kishte kundėrshtuar fenė islame. Osmanėt, mė 1687, e torturuan, tė lidhur duar dhe kėmbė. Duke menduar se kish vdekur, ia zgjidhėn duart dhe e varėn nė sheshin e qytetit. Pas njėfarė kohe prifti u ēua nė kėmbė, largoi litarin nga fyti dhe bėrtiti: “Qėndresė, qėndresė tė krishterė, Jezu Krishti ėshtė mė i fuqishmi!”.

Posa tha kėto fjalė, ra i vdekur pėrpara turmės sė tmerruar. Xhelati ia preu kokėn dhe ia dėrgoi bashkė me lėkurėn e kokės Vezirit tė Madh”. Petrika Thengjilli ( po aty ).

          •Ja dhe mbas 322 vjetėsh ēfarė kanė ba “vėllezėrit e gjakut tė tyre”, pasues tė denjė dhe trashigimtarėt e tyne tė vėrtetė,  drejtuesit e Shtetit shqiptar komunist:

          •“Don Mark Xhanin, nė vitin 1946, mbasi e torturuan nė qelitė e Sigurimit tė Mirditės, e varėn pėr shpatulla ndėr trena, ma vonė, mbasi vdiq, ia hodhėn me e ngranė qenve tė fshatit Shpal, mbeturinat e tretuna i mori prroni ...”

          •At Serafin Kodės, hetuesit i nxjerrin gabzherrin me thonjė...

          •Papa Josif Papamihalin e mbysin tue e zhytė pėrsėgjalli nė baltat e Maliqit.

          •Dijetarin Dr. Imz. Jul Bonattin e ēojnė nė njė ēmendi, ku e shkyjnė tė ēmendunit!..

          •Papa Pandi gjindet pranė njė cungu nė pyll, me kokė tė kėputun me spatė...

          •At Frano Kiri lidhet tri ditė e netė fėtyrė nė fėtyrė me njė tė vdekun...

          •Don Lazėr Shantojės i sharrojnė dy kambėt me sharrė druevari...

          •Nė vitin 1974, Don Mikel Beltojen e shkyen pėr kambėsh katili Shyqyri Ēoku, kur shkon me e marrė pėr me e pushkatue...

          E terrori e krimet vazhdojnė me 66 Klerikė Katolik, 31 Bektashinjė, 7 Klerikė Orthodoks dhe 7 Klerikė Musliman Sunit...tė gjithė tė vramė e tė masakruem, vetėm se kanė punue dhe luftue pėr Shqipninė e Skenderbeut, Shqipninė Evropjane.

          Po intelektualėt dhe njerėzit e thjeshtė qė u shfarosėn pėr kėte Ideal? – Lista emnore asht njė liber nė vedi, pa hy me shkrue pėr Kosoven, Hotin, Gruden, Maqedoninė, Ēamrinė e Vorio-epirin shqiptar, ku masakrat e dėbimet masive vazhdojnė pėrditė...E pse?

          Se kerkojnė nė Trojet e Tyne Flamurin e Skenderbeut!

          I beson Evropa kėto masakra dhe as nuk i ndihet zani!...Atėherė, mos tė zemrohet nga vargjet e Fishtės:

                             “Uh Europė, ti kurva e motit,

                             Qi rae mohit besės Zotit,

                             Po a ky a sheji i qytetnisė:

                             Me da tokėn e Shqypnis

                             Pėr me mbajt klysht’e Rusis?”

          Po ajo histori vazhdon!

          Pse Malazezėt dėnojnė At Mati Prennushin me varje nė litar, se i ēoi Flamurin nė Deēiq Dedė Gjo Lulit nė 1911, dhe po nė 1926 i rrezikohet koka nga Mbreti Ahmet Zogu I, qė erdhi nė pushtet nga Serbia dhe, me 11 Mars 1948 po, Ai At Mati, pushkatohet nga klika komuniste e Serbisė nė Shqipni, e kryesueme nga E.Hoxha, i ardhun nė Pushtet nga serbėt Dushan Mugosha e Miladin Popoviq?

          Kur At Gjergj Fishta, nė 1913 vuni Flamurin e Shqipnisė nė kompanjelin  e Kishės sė Fretenve nė Gjuhadol dhe e lidhi me kandila dritash me minarėn e Xhamisė sė Fushės sė Ēelės, nė shenjė vllaznimi me Myslimanėt shkodranė, pse u kėrcnue me u gjuejt me top nėse nuk do tė hiqej Flamuri nga konsulli de Philipps dhe pėr qejfin e kujt u kėrkue zbritja?

          At Gjergj Fishta, i tha: “Jo, gjueni me top, se Flamuri ynė e ka pėr nderė me u gjuejt me top ”....se nuk kishte pak muej qė Serbia e Mali i Zi kishin gjuejtė edhe Kathedralen...

          Por ka edhe ma keq! Me 29 Nandor 1944, “ēlirimtarė” po n’atė kompanjel vendosėn Flamurin me “yllin e kuq tė komunistėve serb”...dhe, po atė ditė “cunguen” edhe strofat e Hymnit tė Tij. Mė dukėt se ēdo veprim i sherbėtorve tė Serbisė flet vetė. Mos reagimi nė kohė lejon edhe shpėrdorimin qė E.Hoxha i ka ba gjithnjė Popullit dhe Atdheut.

          Nė vitin 1944, pse At Fishta u dėnue pėr sė vdekuni nga E.Hoxha dhe sherbėtor i kujt kje ky terrorist, qė nė 1967 “gjuejti me top” pikėrisht Atė Kishė, qė ishte simbol i vllaznimit mes besimtarve Mysliman e Katolik tė Shkodres, tue kthye nė kinema?

            Fotografisė Kel Marubit ku paraqitej Komisioni i Alfabetit Shqyp prej 11 vetash, komunistat ia hoqne ftyrat e Kryetarit Komisionit, At Gjergjit, si edhe Mit’hat Frashėrit.  Kėshtu u botojshin tekstet e hartueme edhe t’aprovueme prej historianve qi edhe sot duen me dhānė mendimin e fundit rreth historisė : Kristo Frashėri, Arben Puto, Kristaq Prifti e Marenglen Verli me shokė !  A ka vźnd sesi me u pranue ky realitet i sodit ?  Marenglen Verli a zen vźnd me kźnė sot Drejtor i Institutit tė Historisė ? - Po aq sa ka vźnd edhe Genc Pollo, i biri i Stefanaqit, (ish drejtorit tė djeshėm tė po atij institutit),

          Pse nė asnjė faxmile tė Dokumentit Historik tė Pavarėsisė sė Shqipnisė, nė Vlonė me 1912, mbas vitit 1944 nuk janė firmat e nėnshkruesve dhe si u quejtėn nga komunistėt  shumė nga Ata Atdhetar, qė punuen deri nė vdekje pėr bashkimin e trojeve tona, tue fillue nga Mustafa Kruja, J.Karbunara, Qazim Kokoshi, Lef Nosi, Mid-hat Frashėri etj.?

          – Nuk kishte sesi tė botohej se shumica e Tyne u shpallėn “trathtarė”...

          Pse nuk u vue nė Monumentin e Vlonės i Madhi Luigj Gurakuqi, pse kur Ismail Qemali ngurroi, Luigji futi dorėn nė xhep dhe, u tha: “Pa u ngritė sot Flamuri, asnjė nuk dalim tė gjallė nga kjo shtėpi!...” (Shihni me kujdes foton nė balkon ku, Luigji, vazhdon me kenė me dorė nė xhep...). Guximi i Gurakuqit lidhet edhe me besnikrinė e Trimit Kosovės Isa Boletini, i cili me 300 Burra tė armatosun kishte rrethue Sheshin ku u ngrit Flamuri. Ishte bash Ai Atdhetar, Ky Isa Boletin, qė nė vitin 1919 kur ruente nė Paris Imzot Luigj Bumēin, qė drejtonte Delegacionin Shqiptar nė Lidhje tė Kombėve, njėditė nė mengjez, Ju drejtue me kėto fjalė: “Pashė tė Madhin Zot Imzot, ma shbėrthe atė mallotė kur tė hijsh nė Pallat e ma nxirrė atė Kryq qė ke tė varun nė fyt, qė ta kuptojnė ata ēka janė aty mbrendė, se nuk jemi tė gjithė Musliman, se mė duket se kėta kujtojnė se Shqiptarėt duen me i ndejė besnikė prap Turqisė!...”. E si u sollėn komunistėt me trashigimtarėt e Isa Boletinit?

          Ashtu si  me familjen e Dedė Gjo’Lulit dhe tė Bajram Currit, sėpse edhe Ky i fundit tue kenė edhe “Musliman”, kur erdhi nė Shkoder nė vitin 1923 – 24, fjet e u ēue ndėr fretėn tė Gjuhadolit...e nė shtėpinė e Kel Marubit u takue edhe me Luigj Gurakuqin e Atdhetarėt tjerė shkodranė tė Opozitės...dhe pėr kėte u vra ashtu si Avni Rustemi, Hasan Prishtina, etj.

Nė vitin 1925, nė korespondencėn (e botueme nė revistėn “Hylli i Dritės”, nr. Special i vitit 1943), mes Nolit e Gurakuqit, Ky, i thotė Nolit: “....tė gjitha po i durojmė, por, po na quejnė edhe komunistė. Kjo nuk durohet!”. Pra, kėte e dinte Ramiz Alia, se kur shkoi nė studjo tek skulptori Kristaq Rama, dhe i tha si nė vesh: “Luigj Gurakuqi nuk duhet me qenė nė kėte Monument, se ėshtė qenė njeriu mė besnik i klerit katolik dhe...” kėshtu,  tė nesėrmen “spatolat” kryene porosinė e bilbilit tė serbėve komunistė tė Tiranės...

Asnjė “historian” nuk boton tė vėrtetėn e rrezikut grek nė lidhje me Gjinokastrėn dhe Korēėn...Askush nuk e xen nė gojė Imz. Luigj Bumēin dhe vepren e tij tė madhe.

Imzot Bumēi u takue shumė shpejt me Presidentin Uillson dhe i vuni nė dukje krimet e Serbisė kundrejt shqiptarėve tė Plavės, Gucisė, Gjakovės, Pejės dhe i dorzoi listen e viktimave tė Rugovės.

Me datėn 29 Dhetor 1919, Imzot Luigj Bumēi u pat takue nė Romė me Papėn Benedikti XV, tue i kerkue me lutje n’emėn tė tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje “me na shpetue dy provincat shqiptare, Korēen e Gjinokastrėn” si, dhe ruajtjen e Shtetit Shqiptar pa u coptue. Papa u takue urgjentisht me ambasadorėt e Amerikės dhe t’Anglisė nė Vatikan dhe, si pasojė dy krahinat e sipėrme mbetėn  shqiptare. (F.R. dorėshkrim “Kurrma si Ju!”).

 

Nė vitin 1944, At Mati Prennushi ka thanė: “Ēdo ateist asht trathtar, ēdo trathtar i shokut asht edhe trathtar i Atdheut. Pėr me kenė komunist, duhet tė jeshė edhe ateist edhe trathtarė.” (At K.Gjolaj, nė librin “Ēinarėt” fq. 74.)

          E, pėr me kenė “historian”, duhej me kenė edhe antikatolik!

          Pse u pushkatuen tė parėt klerikė katolik nė muejn Mars tė vitit 1945, dy kolosėt e kulturės shqiptare: Don Lazėr Shantoja dhe Don Ndre Zadeja?

          Pse i pari, Don Lazri, deklaroi: “As ma pak e as ma shumė se ajo qė kam dijtė me kohė se, komunistėt janė veē trathtarė!”(me 26 Janar 1945, nė Sheldi, kur u arrestue...)

          Ndėrsa Don Ndreu, nė tė gjitha melodramet e tij pėrjetsoi historinė tonė kombėtare, tue i kėndue Ilirve, Rozafės e “Rubės sė kuqe” tė Skenderbeut!

          Po Atdhetari Ndue Mirash Pali ēka tha para togės sė pushkatimit me 15 gusht 1945:

          “Nuk mė vjen keq qė unė po pushkatohėm prej vllazėnve tė mij. Jam i lumtum qė Unė po vdes nė Tokėn teme Shqiptare, pas pesė vjet vuejtjesh qė pata nga fashistėt dhe nazistėt. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Njė fjalė dua t’ja drejtoj rinisė nacionaliste:

Punoni deri nė vdekje pėr njė Shqipni tė lirė, indipėndente, me baza shoqnore moderne e demokratike. Rrnoftė Shqipnia e Shqiptarve. Tė fala familjes!” (Dosja 1108, Arkivi i M.P. Mbrendshme Tiranė.) – Besoj e mban mend mirė kėte thirrje prokurori qė e ka shkrue me dorėn e tij tė zhytun nė gjakun e pastėr tė Kėtij Atdhetari, kur i ra edhe goditjen e fundit mbas kokės, krimineli handikap Aranit Ēela, nė Zallin e Kirit pranė Rrėmajit, nė Shkoder!

Pikėrisht kėtij Araniti prokuror ia pėrplasi nė sy gjatė gjyqit Ndue Pali faktin edhe akuzėn  

qė Araniti pėrshėndeste alafashistēe nė Ventotene kurse, Ndoja jo, kurrė nuk pranonte me pėrshėndetė ashtu! Ja pra, me fakte trathtarėt tue pushkatue Atdhetarėt!

 

Atė kohė, Shkodra e dokumenton me 26 burgjet e ndodhuna nė atė “Qytet Martirė”, ku, hetuesit komunistė serb ndihmoheshin nga sherbėtorėt e tyne podgoriēan dhe vlleh... tue torturue e vra si e si me zhdukė vatren e qytetnimit evropjan. Pikėrisht, pėr kėte qellim ka funksionue nė Degėn e Mbrendshme tė Shkodres, qė nė 1945 e deri nė vitin 1991, i vetmi “Seksion Katolik”, ku kanė drejtue:

 

Zoji Themeli

 

Kasem Troshani

 

Ali Xhunga

 

Xheudet Miloti

 

Hamdi Ulqinaku

 

Hilmi Seiti

 

Shyqyri Ēoku,

 

 

e sa e sa oficera fanatikė, sektarė e katila imoral tė mbledhun nga gjithė Shqipnia, njė pjesė e

 

 tė cilve janė kėt:

 

 

Aranit Ēela

 

Angji Lubonja

 

Agron Tafa

 

Asllan Lici

 

Anastas Koroveshi

 

Bexhet Mema

 

Bedri Spahiu

 

Bilo Bregu

 

Delo Balili

 

Dilaver Bregasi

 

Dulaq Lekiqi

 

Dul Rrjolli

 

Dhosi Mborja

 

Dhimiter Shahini

 

Dhimiter Shkodrani

 

Dhimiter Berati

 

Edmond Vodica

 

Elham Xhika

 

Faik Minarolli

 

Nesti Kopali

 

Ali beg Bushati

 

Fadil Kapisyzi

 

Frederik Nosi

 

Feēor Shehu

 

Gjon Banushi

 

Hilmi Telegrafi

 

Hasan Ulqinaku

 

Haxhi Pela

 

Haxhi Gora

 

Hodo Habibi (toger Baba)

 

Hazbi Lamēe

 

Hysni Ndoja

 

Irakli Kocani

 

Irakli Bozo

 

Ilo Pano

 

Isamedin Resmja

 

Isa Halili

 

Idris Ēoba

 

Koēi Xoxe

 

Kadri Hasbiu

 

Kadri Ismailati

 

Ksenofon Nushi

 

Koēo Josifi

 

Lefter Goga

 

Lefter Lakrori

 

Lilo Zeneli

 

Llambi Peēini

 

Mihallaq Ziēishti

 

Myftar Tare

 

Mustafa Iljazi

 

Muharrem Shehu

 

Mynyr Tirana

 

Mark Dodani

 

Mustafa Qilimi

 

Nevzat Hazdenari

 

Nesti Kerenxhi

 

Niko Ēeta

 

Nexhat Hyseni

 

Ndreēi Plasari

 

Namik Qemali

 

Petrit Hakani

 

Qamil Mane

 

Qamil Gavoēi

 

Qamil Lamaj

 

Rexhep Kolli

 

Rasim Dedja

 

Rrapi Mino

 

Sabri Hoti

 

Siri Ēarēani

 

Skėnder Myftari

 

Shefqet Peēi

 

Shemsi Totozani

 

Shuap Panariti

 

Shkėlzen Bajraktari

 

Shkėlqim Zaloshnja

 

Tamaz Beqari

 

Thoma Karamelo

 

Vaske Koleci

 

Xhule Ēiraku

 

Xhevdet Gavoci

 

Xhemal Selimi

 

Zoi Themeli

 

Hys Zaja

 

Zoi Shkurti

 

etj. qė, secili prej tyne ka marrė jetėn e njė njeriu tė pafajshėm e, pėr tė cilėt At Konrrad Gjolaj, shkruen: “Ky Seksion Katolik shyqyr qė asht kenė formue, mbasi nuk len kurrkend me kundėrshtue se Enver Hoxha me Sigurimin e Shtetit, ka krye GENOCID MBI POPULLSINE KATOLIKE SHQIPTARE, sėpse, edhe ai vetė ka kenė KRIMINEL ANADOLLAK.” “Ēinarėt”, fq. 93.

          Meqė kėtij Seksioni i ka shėrbye edhe “historiani” Sabri Godo, mos ndoshta ai sot asht kujtue se vepra pėr “Skėnderbeun” nuk asht e tija, por asht pėrvehtėsim nga kontrollet e shtėpijave tė Shkodres, apo vjedhje nga bibliotekat e Klerit Katolik Franēeskan e Jezuit, nė vitėt 1946, kur ky me shokė tė Sigurimit tė Shtetit sekuestroi nga kėto biblioteka mbi njėmijė dorėshkrime dhe punime shkencore, qė sot endč i disponon padrejtėsisht Biblioteka Kombėtare nė Tiranė. Janė ato materiale me tė cilat shumė vetė qė kanė emnat nė listen e perpiluesve tė Fjalorit Enciklopedik, kanė marrė “titujt e gradat shkencore”, tue vjedhė mundin e djersėn e tė tjerve, pra, tė gjitha tė pameritueme.

          Zhdukja e gjurmve tė trashigimisė evropjane asht kenė njė detyrė e vazhdueshme pėr komunistėt, punė tė cilėn e vazhdojnė edhe sot pasardhėsit e E.Hoxhės e R.Alisė. 

Kur do tė ndėrtohej hidrocentrali i Komanit, si u mahnit ingj. Besnik Bekteshi tue ndigjue nga “mendja e ndritun” e E.Hoxhės, se “me kėte hidrocentral do tė fundosėn nė liqenin artificial tė tij, mė shumė se 35 thėmele tė Kishave qė kanė qenė nė atė zonė, kėshtu me kėte rast do tė zhdukim edhe gjurmėt shekullore qė kanė mbetur endč aty...”. Kjo besoj ju kujtohėt kur Besniku i tregoi R. Alisė habinė e tij, se u pat dhanė edhe nga TV Shqiptar...

          Kujt i pėrkisnin Ato vepra monumentale dhe, kujt i interesonte zhdukja e Tyne?

          Vetėm fanatikve anadollakė tė kryesuem nga E.Hoxha me trashigimtarėt e fronit tė tij, tė mėshefun nėn petkun e internacionalizmit proletar e marksist-leninist por, gjithmonė nė sherbim tė Serbisė shoveniste e Rusisė stalinjane.

 

          Kėto ditė kur pashė fushatėn e haptė dhe tė turpėshme kundėr Skenderbeut dhe tė Flamurit tė Tij, mu kujtue At Mati Prennushi... qė tue ndigjue radion kur po jepej vendimi me vdekje pėr dijetarin At Gjon Shllaku, tha: “Ah... tė lumtė o Serb, se ia dole me i diftue sot botės se na Shqiptarėt, me bisht e pa bisht, jemi me tė vėrtetė egėrsina!”...

          Dhe, me tė vėrtetė, Sabri Godoviq, Ardian Klosiq e njėfarė doktori Oliver Jens Schmitt, e sa tė tjerė tė “heshtun”, po donė me na mbushė menden se “Shtetin Shqiptar e ka formue gjakmarrja!...” pra, vritnju Burra sa tė mundeni, se kėshtu, “forcohet” Shqipnia! Kėshtu, “shkoni” nė Evropė, mbasi edhe Kaukazi kufi i Evropės asht,...ndonse, na “nuk jemi as Lindje as Pėrendim!”, ka thanė presidenti komunist serb i Shqipnisė, “shoku i juej” Ramiz Alia! Ja pra, heshtja... ja heshtja pėr Festėn e Flamurit...

          Ja heshtja... “Pėr Eshtnat e At Fishtės...”!

          Mos ndoshta keni pritė qė me ju shkrue emnin e Atdhetarit Gjon Gjergji, nė gjuhėn e tė parve tuej: “Ivan Xhorxheviq”!?..Heshtėni e mos veproni pa urdhėn tė serbit!

          Heshtėni, tė gjithė papėrjashtim! Heshtėni si pėr Festėn e Madhe tė Flamurit!

          Mos ndoshta edhe Presidenti Topi, shkoi nė Turqi me 28 Nandor pėr me i tregue:

“Mos kujtoni o vėllezėr gjaku, se ne  nuk jem pasues tė Plakut tė Vlorės!...”

          E pėrnjėherė mendja mė fluturoi nė kuvendin Franēeskan tė kthyem nė burg...

          E nuk shkoi shumė kohė e nė dhomėn e At Matisė, kur u arrestue Dul Rrjolli i tha:

- Hajt Padėr Mati, nxirri armėt e mos na vono!

- At Matia, iu pėrgjigj: “More qen, serbėt tė kanė ēue me kėrkue armė te na?”

Unė si sternip i tij po ju pyes: Sa miljon euro e dinar ju ka pague Serbi, me reaalizue andrrėn e vjetėr tė tij, me kėte shpikje nė arkivat e Serbisė,... mė falni, t’Austrisė?

Bani mirė me shkue nė Kremlin, nė qendren tuej... dhe me kėrkue tek muri i tij, vorrin e babės suej “Stalinit”, se aty keni edhe Ivanin...e tmershėm,... babėn e Stalinit, at gjyshin tuej, qė ju e keni ngatrrue me babėn e Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

Ikni, ikni o pjellė e keqe! O pjellė haremesh! Ikni e konvertonju nė “bizantin”, se nga koka deri nė bel ju ka konvertue serbi e greku...o t’pa Atdhé!

E mos harroni, se edhe mbas vdekjes ka me ju ndjekė mallkimi i Imz. Pal Engjullit, Frangut tė Bardhė e Marin Barlecit, Lekė Dukagjinit e Derės Gjomarkajve, Kristoforidhit e Naimit, Konicės e Shantojės, Gjeēovit e Imz. Frano Illisė, Namik Resulit e Koliqit, Paulin Palit e Muzafer Pipės, Kol Prelės e Qemal Draēinit, Arshi Pipės e  Martin Camajt, Ymer Berishės e Ibrahim Rrugovės dhe brez mbas brezi, deri sa tė shuheni me fise e soje kanė pėr ti ndjekė pasardhėsit tuej, rubat e futat e zeza tė Norės Kelmendit, Tring Smajlės e Shote Galicės, Katrinė Tomės e nuseve tė veja dhe, tė Atyne mijra e mijra Nanave mbetė shkret nga dora e juej e harbueme, o katilė trathtarė e vėllavrasės. Lumenj gjaku e lotėsh do tė mbulojnė vorret tueja, e do t’ju ndjekin me mote virrmat e jetimve tė mbetun rrugash nė Tepelenė, Lushnje, Vloēisht, Kuē tė Kurveleshit e anė e kand ku ishin kampėt e shfarosjes. Si vullkan do tė shpėrthejnė djersa e derdhun nė Maliq e Beden, Levan Fier e Ballsh, e deri nė Sarandė dhe, si lavė pėrvluese do tė derdhet mbi kokat tueja. I madh e i vogel do t’ju gjuejnė me gurė nė Hot, Grudė e deri nė rrėnojat e Kosovės sė Adem Jasharit, ku britmat e mnershme nuk kanė pushue endč sot...O t’pa Tenzonė!...

Edhe, kėrkoni ndėr kabaret e Evropės “arkivat”?

Arkivat i keni nė Truellin e Skenderbeut e Nanė Terezėz...

I keni nė tė gjitha Kėshtjellat e qendresės heroike tė Popullit Shqiptar!

I keni nė Krujė e Mat, i keni nė Lezhė, nė Voskopojė e Butrint, i keni nė Vlonėn e Ismail beut, i keni nė Himarė e Janinė, nė Delvinė e Sarandė, nė Korēė e Gjinokaster, nė Manastir e Prishtinė, nė Ohėr e Gjakovė, nė Diber e Prizren, nė Mirditė e Dukagjin, nė Hotin e Dedė Gjo’Lulit e Grudė, nė Ulqin e Tivar...e, po ditėt me lexue i keni tė gjitha tė arkivueme... nė Zallin e Kirit...pranė Rrėmajit:

Nė Shkoder!...

 

Vėllazėn Shqiptar!

Kurrė ma aktuale se sot pėr fatet e Atdheut tonė nuk tingllon thirrja e Gjon Palit II, me 25 Maji 1993, nė Sheshin “Skenderbej”:

“Shqipni, qėndro nė naltėsinė e kėsaj beteje tė madhe!”.

                           

          Melbourne, Dhetor 2008.

 

 

©Albanian Martyrs 2008